• |
ide | kryesore

Karvani me mijëra refugjatë që synojnë SHBA-të pranë Meksikës, Trump kërcënon t’i ndalojë me ushtrinë

F1, Planet



Pas një jave udhëtimesh dhe kalërimesh nëpër Amerikën Qendrore, anëtarët e parë të një karvani prej 3 mijë emigrantësh po përgatiteshin të premten në mëngjes për të kaluar lumin Suchiate në Meksikë, pavarësisht kërcënimeve nga Donald Trump.

Emigrantët e rraskapitur, kryesisht nga Hondurasi dhe Guatemala, kaluan natën në rrugë dhe në një park në qytetin kufitar Tecún Umán.

Shumica e tyre thanë se po kërkonin punë ose po iknin nga dhuna, e cila e shndërroi Amerikën Qendrore në një nga rajonet më të rrezikshme të botës.

Njerëz vazhduan të mbërrinin të premten në mëngjes, pasi anëtarët e karvaneve, përfshirë të gjithë familjet dhe njerëzit në karrige me rrota, po konsideronin lëvizjen e tyre të rradhës.

Disa i varën rrobat e tyre të lagura për t’u tharë në kangjella dhe degët e pemëve, duke kërkuar një mënyrë për të shkëmbyer monedhat e Guatemalës dhe të Hondurasit me pesosin meksikan.

Pak ishin të vetëdijshëm për përpjekjet e Trump për të penguar karvanin me kërcënime që përfshinin uljen e pagesave të ndihmave dhe vendosjen e trupave ushtarakë në kufirin mes Meksisës dhe SHBA.

Emigracioni i paligjshëm, Trump kërcënon të dërgojë ushtrinë në kufirin me Meksikën 

“Unë mendoj se ai është duke u përpjekur të trembë njerëzit”, tha Heidy Bonilla, 19 vjeçe. Bonilla ishte bashkuar me karvanin me nënën e saj Mayra, 52.
Të dyja gratë ishin, si shumë emigrante femra, duke u përpjekur t’i arratiseshin dhunës në familje.

“Zoti ka fjalën e fundit, vetëm ai mund të vendosë se çfarë do të ndodhë më pas”.

Ajo që i priste përtej kufirit ishte e pasigurtë.

Një helikopter ushtarak fluturonte mbi bregun verior të lumit, dhe më parë qeveria meksikane dërgoi disa ekipe të policisë federale dhe forcat speciale kundër trazirave.

Qeveria e Meksikës ka thënë se vetëm emigrantët me letrat e rregullta do të lejohen të hyjnë në vend, edhe pse kushdo që dëshiron të kërkojë azil, do të jetë i lirë ta bëjë këtë kërkesë. Në Tecún Umán, të premten në mëngjes, përfaqësuesit e agjencisë së refugjatëve të OKB-së po shpërndanin fletëpalosjet që shpjegonin se si të kërkonin statusin e refugjatëve në Meksikë.

Meksika ka pranuar 14,596 kërkesa në vitin 2017. Kërkesat janë gjashtëfishuar nga viti 2014. Gjysma e kërkesave për statusin e refugjatëve për vitin 2017 janë ende të pazgjidhura.

Meksika duket se po përpiqet të shmangë një karvan emigrantësh si ai që u formua gjatë Pashkëve dhe kapi vëmendjen e medias konservatore amerikane dhe presidentit Trump.

Një nga organizatorët e këtij karvani, Irineo Mujica, një shtetas i amerikano-meksikan, u arrestua gjatë një proteste paqësore të enjten.

Të entjen, Trump postoi në rrjetet sociale një video të policisë federale meksikane të vendosur në kufirin me Guatemalan dhe shkroi: “Faleminderit Meksikë, ne shpresojmë që të punojmë me ju!”

Por për shumë njerëz në karvan, armiqësia e Trump dukej e palogjikshme.

“Latinët janë baza e SHBA-ve; ai ka nevojë për njerëz si ne”, tha Carlos Orellana, 23 vjeç, i cili tha se po shkonte në veri në kërkim të një vendi pune si saldator.

Emigracioni i paligjshëm në SHBA nga Meksika është shumë më i ulët se në fillim të viteve 2000, por një numër gjithnjë në rritje i familjeve po iknin nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, për t’i shpëtuar varfërisë, dhunës dhe efekteve të para të ndryshimeve klimatike.

Carlos Omar Caballeros, 48 ​​vjeç, po largohej me vajzën e tij 17-vjeçare, sepse duan t’i largohen grabitjeve dhe kërcënimeve të njërës prej shumë bandave që po dominojnë rajonin.

Për Caballerosin, ishte i pakuptimtë kërcënimi i Trump për të tërhequr ndihmat ndaj qeverisë së Hondurasit, të kryesuar nga presidenti Juan Orlando Hernandez, i cili u rizgjodh në dhjetor mes akuzave për vjedhje të zgjedhjeve. Ashtu si shumë hondurianë, Caballeros fajëson SHBA-të për mbështetjen e grushtit ushtarak të vitit 2009 kundër qeverisë së atëhershme të zgjedhur të vendit.

“Ata destabilizojnë vendin tonë, rrënojnë ekonominë tonë dhe mbrojnë të korruptuarit, të cilët mbahen nga paratë që dërgon SHBA. Nuk na intereson nëse e ndalojnë ndihmën, nuk shohim kurrë ndonjë gjë nga ajo,” tha ai.

Caballeros fshiur lotët e zemërimit nga fytyra e tij. “Të gjithë ne duam që të largohemi nga ai ferr që po jetonim në San Pedro.”

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Nje vendim i tille do sjelli tension ne shoqerine shqipetare dhe ve ne rrezik sigurine kombetare. Ndryshe Meta paska te drejte qe paska nje plan okult per shpopullim dhe zhvendosje popullsie brenda territorit te shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *