• |
ide | kryesore

Emigracioni i paligjshëm, Trump kërcënon të dërgojë ushtrinë në kufirin me Meksikën

Planet



Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë për të mbyllur kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, nëse Meksika nuk ndalon emigrimin e mijëra emigrantëve që synojnë të hyjnë në SHBA.

Çështja e emigracionit pritet të diskutohet në Mexico City gjatë takimit të Sekretarit amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me Presidentin meksikan në largim, Pena Nieto.

Vetëm pak javë larg zgjedhjeve për Kongresin, Presidenti Trump u tha mbështetësve gjatë një tubimi në Montana se fajin e kanë demokratët për valën e emigracionit të paligjshëm.

Meksika dërgoi dje qindra policë shtesë në kufirin e saj me Guatemalën. Presidenti Trump pretendon se ka kriminelë mes gati 3 mijë hondurasve që udhëtojnë përmes Guatemalas, drejt Meksikës dhe rrjedhimisht drejt Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump kërcënon të ndërpresë ndihmat për Hondurasin, nëse nuk ndalen emigrantët, shkruan Zëri i Amerikës.

Shumë prej njerëzve që po përpiqen të arrijnë Shtetet e Bashkuara, po u largohen kërcënimeve të përditshme në jetët e tyre dhe influencës së bandave tek fëmijët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *