• |
ide | kryesore

Flet Sali Lushaj: Pse kontaktoi “Stresi” me Bajrat

Lajme, Të fundit


Babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, Sali Lushaj, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat që i janë bërë djalit të tij ditët e fundit, akuza që po e mbajnë dhe në burg.

Në një postim në Facebook, Lushaj, hedh poshtë akuzat se ai mund të ketë ndërhyrë për të prishur provat duke shpjeguar pse i biri ka komunikuar me Bajrat.

“Per sa i perket komunikimit te Stresit me Bajrat kjo eshte e vertete se ka shkuar e ka kenduar tek lokali i tyre disa here. por ka shkuar kundrejt pageses si me gjithe te tjeret .Ju ka kerkuar leket qe i takojne . Ata qe jane te interesuar te shpifin e trillojne te shofin dhe reklamen a atyre nateve qe ka performuar aty. Mua cfardo qe shkruajne e provokojne nepermes shkrimit te tyre e cila do medja nuke kane shansin ma te vogel te bie preh e provokimeve te tyre”, shton më tej duke konfirmuar përgjimet se Stresi ka komunikuar me Bajrat pasi ka kënduar në lokalin e tyre.

 


5 Comments

  1. Ah, per pak paska qene duke rrezuar pushtetin ,,,,Akuza se ka bashkepunim ne grup, perfekt, se si ti shtosh denimin, ,,,,i armatosur,,, si armet e prifterinjeve ne kisha, pergjimet,,,,,,te persosura,,,,,u kap armiku i popullit,,, dhe kete desh partia, e kete e realizoi. Kjo ngjarie ben pjese si skenar, per te trembur njerezit, e opoziten ne propagande, e aksion qeveritar. Ne realitet, bandat e ketyre, qe bejne atentate( rasti velipojes) qe policia sndihet gjakundi, i kalon si rastesore, e personale,,,, ne realitet ata jane banditet qe mba, e perkrah ky pushtet ekjo parti kriminale e demaskuar.

  2. Në çdo rast tjetër, nëse do të dëgjoje ndonjë histori të tillë me një djalosh reper , që është arrestuar ne rrethanat e publikuara, nuk do ti kushtoje ndonjë vemendje të madhe, duke pritur se si do të përfundonte historia pas hetimit e gjykimit.
    Por në këtë rastin e familjes Lushaj, puna më duket ndryshe e jo pak e dyshimtë.
    Babai i këtij reperit, sapo ka shkëmbyer në prokurori akuza me një personazh tepër të njohur të politikës e të botës së dyshimtë të krimit, Taulant Balla.
    Një ditë pasi Sali Lushaj ka shkuar në prokurori për tu përballur me Taulantin, policia arreston të birin pa mandat gjykate në kushte befasie sikur të ishte ndonjë kriminel, killer serial.
    Është interesant se si përpiqen t’ja mbulojnë Taos e drejtorit të policisë bisedat telefonike të Alizotit që ju a nxjerrin hapur në shesh të palarat, e si çfrytëzohen disa biseda të pakjarta e pa emra të Stresit, për ta akuzuar ate si pjese e bandave të krimit.

  3. Salianji do dale per deklarate kur ti jape leje komiteti i PPSHse, qe eshte prapa banges, nga ajo seli kemi kuadrot qeveritare, policore, parlamentare, e ne cdo qelize te institucioneve. Edhe une po ta kisha shok se kam per fyerje e ofendim, sepse bandit seshte e as ka qene, hajdut si jeni ju qelbesirat, jo, e jo, kishte vese te rinise qe sot po ishohim edhe ne shkolla te perdorin hashashin, femije, dhe nese kaqene keshtu sipas akuzes qe grup irrezikshem,,,per cfare? Pse u desh 6 muaj qe te pergjohesh, e nuk u arrestua qe me shpalljen ””i rrezikshem? A ka dore perpunimi, e peshtjellimi i krijimit te arrestimit ne flangrance qe te merrte buje e nam ky rast? Mos eshte taktike qe ta bejne mizen buall me qellime te tjera?Nese ka drejtesi e barabarte me ligjin, te gjykohet, por jo te parashikojme se sa do denohet ky apo ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *