• |
ide | kryesore

Stresi: Nuk më pëlqen të jem në lidhje me femra të showbizit

Paparazzi, Slider



Stresi ka zbuluar së  fundmi detaje rreth jetës së tij personale. Gjatë një bisede me banorin tjetër, Andi Artani zbuloi se preferon të jetë me femra që janë larg vëmendjes.

“E kam provuar tek të rëndat nuk kam shkuar te të lehtat kurrë, këtu jemi në Big Brother mundesh me u njoft me një femër, por mos prit kur të dalësh nga këtu nuk do të jetë njëjtë pastaj shkojnë duke u shtrënguar gjërat, kur të dalësh secili do t’i ketë planet e veta individualisht të famshëm, un nuk kam gjë me femrat e showbizzit, kam provuar të kem lidhje me femrat e showbizzit por nuk më pëlqen, jo se i gjykojë, ato kanë jetën e tyre unë timen, por nuk kam kohë të kem një femër në qendër të vëmendjes, më para gjej një femër si ish-bashkëshortja ime që i bën tri punë që nuk ka kohë vetëm të dielave apo në raste festash, më vjen keq për të sepse unë kam qenë gjithë jetën njeri i lirë”, ka thënë Stresi.

Ndërkohë Stresi në ditët e para pas hyrjes në Big Brother u pa i afërt me modelen Gresa Hoti, por dyshja kanë sqaruar se mes tyre ka vetëm raport shoqëror. Artisti e ftoi në një takim Gresën dhe i tregoi se që qëllimi i tij i vetëm është që të ribashkohet me Keisin.

“Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”, shpreh ai./Lapsi.al



2 Comments

  1. Jevgu nga Tropoja kontingjenti i Policisë dhe spiuni i shokëve të vet bën si VIP.
    Sa poshtë ka rene niveli i Lapsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *