• |
ide | kryesore

Fedez në një romancë të re dashurie?

Paparazzi, Slider



Fedez është përfolur së fundmi për një romancë të re dashurie.

Artisti është fotografuar në Kaliforni, ku shkoi për festivalin, Coachella, i shoqëruar nga Giulia Ottorini, e njohur si influencuese në Itali. Fotot që u shkrepën nga paparacët i tregojnë ata teksa ecin bashkë dhe qeshin jashtë një qendre tregtare.

Kaq u desh që fansat  të dyshonin se ai ka nisur një lidhje të re,pasi konfirmoi ndarjen nga Chiara Ferragni.

Pak pasi fotot u publikuan, Giulia publikoi një video në TikTok, ku dëgjoheshin fjalët: “Kur ke një lidhje sekrete, por ajo të përshëndet në publik. Çfarë ankthi”.

Ndjekësit  filluan të reagonin në seksionin e  komenteve duke shkruar se video u bë për fotot në fjalë, por Ottorini i hodhi poshtë zërat. Kur u pyet kush është lidhja sekrete e saj, influencuesja deklaroi: “Asnjë person i famshëm”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *