• |
ide | kryesore

Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara

F1, Paparazzi



Fedez ka folur së fundmi për ndarjen nga Chiara Ferragni. Gjatë intervistës në “Belve” përballë Francesca Fagnani, ai tregoi se prej 3 vitesh kanë pasur vështirësi në marrëdhënien e tyre:

“Kanë qenë tre vite shumë të vështira dhe për fat të keq, nuk ia dolëm. Deri më sot, ligjërisht ajo është ende gruaja ime, por vetëm ligjërisht. Chiara do të jetë gjithnjë nëna e fëmijëve të mi dhe gruaja më e rëndësishme në jetën time. Shpresoj që klima të qetësohet, për të mirën e fëmijëve tanë”.

Sa i përket zërave për tradhti, reperi u shpreh: “ Jam i habitur me butësinë me të cilën thuhen disa gjëra pa asnjë verifikim. A është e ligjshme të thuash diçka të tillë pa asnjë provë? E kuptoj fiksimin dhe ekspozimin mediatik, por ky nuk mund të jetë justifikim”.

Fedez foli edhe për vendimin për të mos postuar fytyrat e fëmijëve:

“I kërkova Chiara-s në këtë moment që të mos publikojë fytyrat e fëmijëve. Unë po i mbroj fëmijët e mi nga vetja, në një moment si ky nuk dua t’i dëmtoj ata. Nuk mund të lejoj që gjërat në lidhje me fëmijët e mi të keqinterpretohen. Mendoj se jam një baba i mirë. Besoj se prindërit, me dëshirë ose jo, janë trauma për fëmijët e tyre. Shpresoj të jem e keqja më e vogël për ta.”

Ferragni dhe Fedez  u njohën në vitin 2016 dhe më pas kurorëzuan dashurinë më 1 shtator në 2018 në Siçili, Dyshja janë prindër të Leone dhe Vittoria./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *