• |
ide | kryesore

Chiara dhe Fedez shfaqen së bashku për ditëlindjen e djalit

Paparazzi, Slider



Leone, djali i Chiara Ferragni dhe Fedez festoi dje 6-vjetorin e lindjes dhe dyshja u pa së bashku për herë të parë pas lajmeve për një krizë mes tyre.

Image
Image

Problemet e tyre u konfirmuan edhe nga Ferragni së fundmi në një intervistë, ndërkohë u zbulua se Fedez nuk jeton më në shtëpinë e tyre, por është zhvendosur në qytetin ku është rritur.

“Sa i takon raportit tim me Fedez tani, vazhdojmë të jemi në kontakt sepse ne jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe nuk është se po mbyllim ura nga një ditë në tjetrën. Është një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën”, u shpreh Chiara.

Ajo vijoi: “Kjo është një krizë më e fortë, prandaj të shohim si do shkojë. Tani prioritet për ne të dy janë fëmijët. Nuk jam ndalur kurrë së jetuari të tashmen dhe përkundrazi mediat sociale nuk janë gjithçka, edhe nëse është puna ime e ëndrrave, jeta jashtë duhet të jetohet”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *