• |
ide | kryesore

Pasi refuzoi shfaqjen e “Super Bowl”, Rihanna bashkëpunon me sportistin

Paparazzi, Slider


Rihanna është gati të bashkëpunojë me sportistin Colin Kaepernick’ pasi refuzoi më herët këtë muaj të realizonte një nga eventet më të rëndësishëm në SHBA, shfaqjen e “Super Bowl”.

Artistes 30 vjeçare i është kërkuar të këndojë në eventin që realizohet në 3 shkurt por ajo ka refuzuar sepse nuk bie dakort me mënyrën si “NFL” po trajton sportistët që protestojnë. Historia është e thjeshtë. Në vitin 2016 ylli afro-amerikan i “NFL”( ose siç ne e quajmë “futbollit amerikan”) Colin Kaepernick’, u ul në gjunjë gjatë  këndimit të himnit amerikan në shenjë proteste për racizmin që ekziston në botën e sportit. Që atëherë shumë kolegë të tij atletë i janë bashkuar nismës dhe federata e “NFL” i gjobit sa herë që ata ulen në gjunjë gjatë luajtjes së himnit.Burime të afërta me këngëtaren dhe atletin  kanë thënë në media se ata janë duke bërë bërë gati një bashkëpunim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *