• |
ide | kryesore

‘Babalja’ del nga Krimet e Rënda, dosja në Prokurorinë e Tiranës

Lajme, Të fundit


Prokuroria për Krimet e Rënda ka hequr dorë nga dosja “Babalja” duke e kaluar çështjen e kallëzimit të rremë për deputetin e PD Ervin Salianji, Albert Veliun, ose ‘dëshmitarin X’, Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi tek Prokuroria e Tiranës.

Duke qenë se akuza e kallëzimit të rremë që është objekt i kësaj çështje nuk klasifikohet si krim i rëndë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Të akuzuarit për kallëzim të rremë pas publikimit të një audio-përgjimi ku thuhej se ishte Agron Xhafaj janë Fredi Alizoti që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit të brendshëm, Albert Veliu i njohur si “Babalja”, i cili ndodhet në Kosovë, ku ka kërkuar azil politik gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti i PD Ervin Salianji.

Prokuroria ka mbajtur vetëm fashikujt ku flitet për dyshimet mbi veprën penale të trafikut të narkotikëve.


1 Comment

  1. avash … avash …. nqse keto persona kane imituar zerin perse vellacko i Ministrit Brendshem eshte zhdukur pa lene gjurme …. ?! ju te mediave qene doni me i bo njerezit trapa fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *