• |
ide | kryesore

Ahmetaj mohon tensionet Rama-Xhafaj në qeveri: Në PS nuk ka klane

Lajme, Të fundit



Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj është nga të parët anëtarë të kabinetit që komenton largimin e Fatmir Xhafajt.

“Dorëheqja është një akt personal, arsyet i ka ndarë me kryeministrin dhe besoj që dorëheqja është një akt normal i kujtdo që është në një detyrë. Shkarkimi është normal dhe jo i rastësishëm, po ashtu edhe dorëheqja. Tension në marrëdhëniet Rama-Xhafaj? Absolutisht jo! Ky është një kabinet shumë serioz. Këtu ka dy botë, njëra e Babales…. Shumica jonë shkon në punë si në ditën e parë, është i njëjti pasion dhe ndjeshmëri, ku ka edhe debate” – tha Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Ai mohoi se largimi i Xhafajt erdhi si pasojë e përplasjes së klaneve brenda në PS.

“Po çfarë klanesh? Dreqi e mori kush janë? Atje nuk ka klane, por një grup të përgjegjshëm politik. Unë kam punuar me të gjithë kryeministrat përveç Saliut dhe kam respekt për të gjithë. Kam qenë në nivele nga më modestet deri ky. Ky është një kryeministër i përgjegjshëm. Debati me kryeministrin për çdo çështje vijon me orë. Të gjithë ministrat e kanë mundësinë për të debatuar.

Autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm. Zoti Xhafaj e di shumë mirë çfarë do të thotë autoriteti. Policia duhet trajtuar me më shumë dashuri dhe ministri i Brendshëm ka një pozicion shumë të vështirë. Në PS nuk ka luftë politike, ky kryeministër është më i fortë se kurrë” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Ky te thot ca te doj po per mua si qytetar e ndjej dhe e dalloj qe ky ka punuar. Nga te vetmit ministra te brendshem

  1. qe i bie te terit jeni nje mut,pra kriminel,vrases,perdhunues,trafikant,hajna etj,ndryshe nuk do te ju zgjidhte rama i qelbur.

  2. Hajde k*qe, hajde. Pse Rama, Xhafaj, Veliaj, Nikolla, etj., do Te tregojne ty she cfare flasin, diskutojne apo probleme kane me njeri tjetrin?! Kush mendon se je? Ai punonjesi I dikurshem ne stafin e FMNse qe mblidhte Te dhena nga BSH apo Ministria e Financave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *