• |
ide | kryesore

Pse Meta nuk po hedh firmën për Lleshin si ministër? Ka afat edhe 36 orë…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës duhet të shprehet me një dekret të veçantë për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit. Ilir Meta e firmosi brenda pak orësh dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajn, por për emrin e zëvendësit të tij është menduar pak më gjatë.

Kushtetuta i jep Presidentit 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e tij përsa i përket emërimeve për ministër që i vijnë nga kryeministri. Ky afat përfundon ditën e premte. Votimi për Lleshin në Kuvend pritet të bëhet të enjten e ardhshme.

Por pse vonoi kjo firmë e Ilir Metës për ministrin e ri të brendshëm?

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së thotë se këshilltarët i kanë raportuar kreut të shtetit një pengesë për emrin e ministrit të ri.

“Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha” – tha Ndoka.

Zyrtarish nuk ka ende një qëndrim nga Presidenti se përse ai nuk po e firmos dekretimin ministrit të ri derisa ai është brenda afatit që i njeh Kushtetuta. Nëse presidenti nuk bie dakord me emrin e propozuar, ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nuk ka asnje pengese kushtetuese per emerimin e ministrit te ri , gjithe dokumentacioni i kerkuar nga ligji eshte i sakte dhe i qarte thjesht likja i floririt dhe i 700 mij eurove ka friken e prangave qe po i tunden para fytyres.

  2. Ky presidenti Ilir Greqia nuk e ka te gjate dhe si duket do kete fatin ti provje prangat nga policia e ktij e ministri ,prandaj ka dhe frike ta Dekretoje. Gjithsesi sonte z.Lleshi merr dekretin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *