• |
ide | kryesore

Bëhuni gati të paguani/ Autostrata Tiranë-Durrës nga 2 deri në 5 euro për çdo kalim

Lajme, Të fundit


Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.

Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.

Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit. /TCH


7 Comments

  1. Mir qe vini pagesat me € po per ata kafshet me 2 kemb qe kalojn ne mes te rruges me kalamaj,karroca etj si i behet?
    Apo si ke gta-po i shtype merr € bonus apo ulje?
    Ju sbeni dot kushtet minimale per ta quajtur autostrad ate rrug leshi,na vini dhe taksa per mirmbajtje!Ah se harrova,si urbaniste dhe arkitekte,ju them se ska shance qe dy punime banale si kto ketu te shkojne aq shtrenjt,sikur me ar ta shtronit ate rrug…po ju lumt bytha qe mashtroni popullin kaq haptas dhe skerkon njeri llogari!Bravo jeni per t’u admiruar!

  2. Po te bej dhe kete te largoi turistat!!! I thuhet nje fjale qe filani i ka hyp shpise me gur . Keshtu duhet sipas nje plani qe e kemi menduar kaher te shfarosim shqiptaret te te punojne zhigolo ne ne vende te tredhura .

  3. e zeza, edhe nje zgjerim rruge nuk bejne dot pa kerkuar tarifa marramendese. nderkohe qe ate rrugen e ndroqit duhet te ishin duke e bere me nja 6 korsi nga secili krah me aq taksa sa paguhen. me cfare taksash thuaj, buxhetet po i vjedhin cdo dite. shpifje shpifje! vila madheshtore neper kodra e male, po per rruge nuk kemi lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *