• |
ide | kryesore

Meta për dekretimin e Sandër Lleshit: Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale, aq më tepër Ministër i Brendshëm

Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta është i vendosur të marrë kohën e duhur për dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.

“Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush. Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse do të kishte firmë unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tua, do ta kisha bërë atë publike”, tha presidenti Ilir Meta në emisionin ‘Fakt’ të Çim Pekës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *