• |
ide | kryesore

Meta: Të ndalen kërcënimet ndaj gazetarëve

Lajme, Të fundit


Në kudër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja. Gjatë fjalës së tij Meta dha mesazhin e qartë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarëve në raportimin e ngjarjeve.

Kreu i shtetit dënoi me forcë të gjitha ngjarjet kriminale dhe kërcënimet ku pre e këtyre sulmeve kanë qenë gazetarët. Ai u bëri institucioneve ligj-zbatuese që të zbardhin këto raste.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin tpër të gjitë komunitetin tuaj, për gazetarët dhe gazetarët, për misionin dhe profesionalizim dhe të drejtën e fjalës së lirë. Liria e medias është një kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarit është cënuar themeli i sistemit demokratik. Një solidaritet dua të shpreh për gazetarët e terrenit. Për ata që raportojnë ngjarjet, faktet në mënyrë të menjëhershme. Apeli im sot është që gazetarët të vijojnë pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike, ndaj institucioneve, që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në lirinë e shprehjes në vendin tonë. Mosndëshkimi i tyre kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Asnjë gazetari nuk duhet t’i rrezikohet jeta apo ti rrezikohet vendi i punës për shkak të një lajmi”, tha presidenti Meta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *