• |
ide | kryesore

Kontrolle gjatë natës në rrugët e Tiranës, policia arrestohen të riun në ‘Kombinat’ (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor. Kështu në rrugën interurbane Tiranë-Durrës policia ka ushtruar gjatë natës kontroll të pa ndërprerë me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është burim aksidenti.

Në Kombinat po gjatë natës, 29-vjeçari H.M. u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, testi i parë 0.62 mg/l dhe testi i dytë 0.59 mg/l.

“Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Mjetet e transportit publik/zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool”, apelon policia.


2 Comments

  1. Policia te qendroje sy hapur,eshte leshuar urdheri nga bosi mafjoz sali skifteret me tritol dhe pistoleta te krijojne terror,vrasje,rrembime,popull kujdes se falangat e saliut jane ne grahamat fundit bashke me saliun,azemi eshte gjalle prite prite se po vjen sali

  2. Sa herë ka krime, vrasje, trafik të organizuar droge, policia rrugore bën aksion për të ndëshkuar shoferët, me këtë rast plotësohet një komunikatë rilindase për popullin sikur po punojmë, dhe nga ana tjetër vazhdon trafiku…. PARA RILINDJA E SË KEQES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *