• |
ide | kryesore

Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta i propozon Kuvendit kandidaturën e Vitore Tushës për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë” thuhet në njoftimin e presidences të pasdites së sotme, 5 nentor.

Zonja Vitore Tusha, vijon të jetë anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i ka mbaruar mandati prej 10 marsit 2017, ndërsa ka kaluar me sukses vetingun.

“Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit. Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues” shkruhet në njoftimin e presidencës.

Kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj i mbaron mandati 7 vjeçar në fund të dhjetorit dhe garës së hapur nga presidenca për postin e kryetarit të KLSh-së, iu përgjigjën 34 kandidatë.


3 Comments

  1. ja te shofim a do kerkoj Tusha llogari per vilen ne lalez te Like floririt, Sal gerdecit dhe ate ne surrel te ed bamba.

  2. Po vetingun e kaloi me sukses….nderkohe shume tusha te tjere jo. Tani tek klsh qenka bere pazari.
    Ca pret na halete president dhe kryeminister

  3. Familjaret e saj, ne bashkepunim me Lali Erin, ishin organizatoret e koncerteve ne shesin Skenderbej ne vere. I pari deshtoi me sukses, kurse i dyti nuk u organizua dhe kompania e tyre, Music Deal Al, akoma nuk u ka kthyer njerezve leket e biletave te blera per koncertin e dyte qe u anullua kur jemi ne nentor (koncerti ishte ne gusht)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *