• |
ide | kryesore

Propozimi i Metës për KLSH-në, gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon

Lajme, Të fundit


Vitore Tusha është propozimi i presidentit Ilir Meta për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Që prej vitit 2008 ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse i ka mbaruar mandati, si dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por në karrierën e saj të gjatë në drejtësi, ajo kujtohet gjithashtu edhe si gjykatësja që la në burg liderin historik të socialistëve, Fatos Nano.  Në vitin 1995 kur mbante postin e gjyqtares së Kasacionit, Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie. Zgjedhja e saj në krye të KLSH-së mbetet një sfidë jo e lehtë. Mes kandidatëve janë edhe shumë emra të tjerë që gëzojnë mbështetje nga radhën e mazhorancës. Votimi do të kryhet në muajin dhjetor.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *