• |
ide | kryesore

Itali, arrestohet shqiptari me 140 kilogramë marijuanë

Lajme, Të fundit


Një shqiptar dehe një italian janë arrestuar nga Guardia di Finanza në komunën Belpasso të Catanias pasi iu gjetën mbi 140 kilogramë marijuanë, të fshehura brenda kamionit dhe në një banesë.

Agjentët e GDF panë daljen e kamionit nga një shtëpi e veçuar, e dyshuar si vend për ruajtjen e substancave të ndaluara, dhe urdhëruan shoferin të ndalonte.

Shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion për të marrë arratinë nëpër fusha, por u ndoq dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.

Në kamion u gjetën gjashtë pako me rreth 23 kilogramë marijuanë.

Kontrolli në shtëpi solli zbulimin e 30 pakove të tjera me 119 kile marijuanë. Shqiptari përfundoi në arrest, ashtu si dhe katanezi, pronar i shtëpisë.


1 Comment

  1. rama,xhafaj,lleshi, leshet e negjmijes krymbat e parties.kjo ishte per perurimin e sander lesh leshit.
    a ka me sukses se te kapet droge e lleshit qysh diten e par,madje qe ne minuten e pare te leshit lesh.si nuk ka turp geron gjafa qe e poshtron kaq shpejt leshin e negjmijes rama dhe leshin e rames lleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *