• |
ide | kryesore

Medit greke: Trupi i Kacifas brenda 24 orësh dërgohet në Bularat

Lajme, Të fundit


Mediat greke raportojnë se trupi i ekstremistit Kacifas do të mbërrijë në fshatin Bularat brenda 24 orësh. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës. Funerali do të zhvillohet në fshatin Bularat. Me shumë mundësi pritet që nga Greqia të mbërrijnë shumë njerëz, mes tyre edhe aktivistë të organizatave ekstremiste. Autoritetet shqiptare i druhen frikës se varrimi i Kacifas mund të kthehet në një manifestim nacionalist kundër vendit tonë. Kacifas u ekzekutua nga RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej tek policia.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *