• |
ide | kryesore

Rama mesazh Metës: Uroj që krisja mos të shkojë në thyerje

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend theksoi se mes institucioneve ka një krisje kushtetuese, por sipas tij ai po mundohet që mos të shkojë në thyerje.

Sipas tij, kjo krizë është shkaktuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili doli përtej kompetencave që i parashikon Kushtetuta, duke mosdrekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Më tej, numri një i qeverisë, i tha kreut të shtetit se duhet të punojmë të dyja palët ta ngjitur, pasi kjo krizë mund të shmanget.

“Ky është moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm uroj me gjithë zemër që kjo të mos bëhet një qëllim që shkon përtej dekretimit të Sandër Lleshit.

Unë e di shumë mirë që vendi ka parë shumë e shumë, kryeministra që talleshim me presidentët, apo i thoshin horr bulevardi, ka parë president që nuk mblidhnin këshillin e sigurisë se nuk u shkonin, apo që betoheshin me mustaqe e pastaj shërbenin të rruar.

Edhe ne kemi tonat, nuk jemi pa të sharë, krisja në këtë rast nuk është personale, as politike, por kushtetuese. Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e Presidentit dëshirën dhe durimin që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim.

Nëse Kushtetusja nuk do të ishte në reformim, nuk do ishim përpara kësaj vështirësisë që sa është artificiale është edhe serioze, por fakti që mungon Kushtetuesja, që punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi, nuk është mungesë e pakapërcyeshme për ne, duhet vetëm të kemi dëshirën për mirëkuptim dhe e kemi. Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin, është baza e ekzistencës mbrojtja e kushtetutës dhe e kemi dhe mungesa e Kushtetueses është e kapërcyeshme.” – u shpreh kryeministri.


3 Comments

  1. shko ha njalen nga GJIRI LALZIT e pastaj fol ne parlament.kur je ne hall per pushtet i lepin bythen Saliut dhe Ilirit

  2. Fjalim briljant per nje klloun cirku siç eshte Rama!! Shikoni tani kur te mbijne si kerpudha pas shiut komentet nga sharesit me pagese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *