• |
ide | kryesore

Spiropali: Do ta çojmë sërish emrin e Lleshit te Ilir Meta

Lajme, Të fundit


Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka thënë se mazhoranca do ta dërgojë sërish emrin e Sandër Lleshit si propozim për Ministër të Brendshëm tek Presidenti Ilir Meta. Sipas saj kreu i shtetit ka marrë kompetencat e Kryeministrit me refuzimin që i bëri Lleshit.

“E ka Kuvendi këtë atribut për të votuar Ministrin e Brendshëm dhe është zgjedhje e kryeministrit, ndryshe nuk do ishim Republikë Parlamentare. Është një konflikt i sforcuar dhe urojmë mos kthehet në konflikt institucional ne do e rinisim kandidaturën e z.Lleshi të Presidenti. Presidenti ka marrë kohën e gjatë për të hulumtuar, dhe jemi të lumtur që është një figurë e pastër dhe nuk kemi asnjë diskutim që është figura e duhur për të luftuar krimin në vend. “ tha Spiropali për News 24.

 

 


9 Comments

  1. Mire ti thua do e dergojme prape ,po c’thote Skenderbeu yt, sepse ado prape Hamzai ta dekretoje Lleshin ?Po nuk e dekretoj ma merr mendja se do ikni per Lesh.

  2. Kjo ne detyren qe ka, e ka vetem si pastruesja e kepuceve, dhe e lepirjes se kockave te kermave rilindase. Nje e pa afte, servile, punoi per vete, e per te tjeret ne dogane, qe kontrollet e gjeten me miliona euro firo, , e nuk i hyri gjemb ne kembe, se e ruajti pushteti hajnave. Degjojeni ne diskutime, se sa shterperpe e pa horizont qe flet, tamam, si te derguarat e partise meme te tyre, vetem e vetem per partine e liderin psikopat flet. A nuk eshte syth i ri i se shkuares kjo Spirre e kuqos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *