• |
ide | kryesore

Atentati në Durrës, dëshmitarët: Fikëm dritën nga breshëria e plumbave

Lajme, Të fundit


Dëshmitarët kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në shtëpinë e tyre si pasojë e breshërisë së plumbave mbrëmë në Durrës, teksa mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit, 39-vjecari Edison Harizaj si dhe u plagos shoku i tij Genci Caci, 33 vjeç.

Një dëshmitare që ka shtëpinë në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’,  aty ku ndodhi edhe atentati ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar bashkë me djalin e saj.

Në një prononcim për ‘News 24’ me gazetaren Klodjana Haxhiaj, dëshmitarja thotë se kur kanë dëgjuar breshërinë  e kallashnikovit kanë fikur dritën nga frika.

 “Ishte ora rreth 11:00. Ne ishim ulur në divan në shtëpi me djalin dhe po bisedonim. Dëgjuam breshëri kallashnikovi. Fikëm dritën për momentin. I thashë djalit çfarë bëhet kështu. Djali më tha se ka filani kallash mos qëllon ai. Pasi fikëm dritat, djali hipi lart dhe më tha se e paskan vrarë një person se dukeshe. Nuk dolëm fare se kishim frikë se nga vijë  plumbat në oborr. Pas 5 minutash erdhi policia. Djali hipi në tarracë dhe po shikonte. Makina e autorëve mori kthesën dhe iku me shpejtësi”- ka rrëfyer gruaja.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa hoteleve për të parë lëvizjet e autorëve.

Viktima Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. /news 24


2 Comments

  1. Ne shqiperi tragjedite shoqerohen me humor . E intervistuara thote “Ka filani kallash..” E hengri filani tani nese policia ndjek median apo lexon ndonje portal apo liber sipas udhezimeve te ministres rilindase 😉

  2. durrsi dhe vlora me ramen deputet e xhushin kryemut si kolumbi,avganistan e siqili e dikurshme.kokain,kanabis,tritol,perdhunim,vrasje.
    tek saliu rrug,rrug,rrug e rama me delijorgjin gerdec,me doshin,tahirin,andi bushatin,lubonjen,frrok,dosh,ndok,mero baze,gjinushin,mark markun,preq zogaj,artam hogjabraqe,mingjozi,coftira andrea stefani,muq nano,ngjela,vangjeli,dy nazarkot ben 21 janar per qelbesiren rama vetem qe ti thithin ilir hajn metes ngjalen e pallen ne lalz.krymba qenefi negjmije ku ka dhjer stalin u ngjizez,lindet dhe po plakeni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *