• |
ide | kryesore

Detaje/ Si u zu në pritë miku i Shullazit, 10 të shoqëruar për vrasjen e Harizajt

Lajme, Të fundit


Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pas vrasjes së mikut të Emiljano Shullazit, 39-vjeçarit Edison Harizaj si dhe plagosjes së mikut të tij, 33-vjeçarit Genci Caci.

‘Audi A8’ në të cilën udhëtonin Harizaj dhe Genci Caci, shënjestër e atentatit në Durrësit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ndodhi orët e mbrëmjes në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’.

Edison Harizaj bashkë më shokun e tij, Genci Caci ishin duke udhëtuar  në drejtimin Tiranë-Kavajë. Nisur nga të dhënat, në vendin e ngjarjes në rrugën e Shkozetit, në një kthesë viktimës dhe të plagosurit i është prerë rruga nga dy makina, njëra prej të cilave i ka bllokuar rrugën, ndërsa nga tjetra është hapur zjarr duke qëlluar më breshëri kallashnikovi.

Mësohet se makina drejtohej nga 33-vjecari Caci, ndërsa viktima, Edison Harizaj udhëtonte si pasagjer në sedijen e parë.

 Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa hoteleve për të parë lëvizjet e autorëve.
Viktima Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *