• |
ide | kryesore

Pritja më e pabesueshme e historisë; portieri i vogël nuk e kishte mendjen, por ja çfarë ndodh…

Sport, Video



Dëshira për të fituar, sidomos kur bëhet fjalë për sport, e vecanërisht për futboll, është më e madhe tek prindërit se tek fëmijët. Natyrisht, pasioni transmetohet, por duhet pritur deri sa fëmijët të arrijnë moshën kur e kuptojnë sfidën. Ka raste që nuk ndodh kështu, si në një ndeshje fëmijësh në Uells, ku më i përgjegjshmi për rezultatin nuk ishte portieri, por babai i tij.

Vogëlushi nuk e kishte aspak mendjen tek topi që i drejtohej portës, por babai i tij po. E për të shmangur goli, ja një shtyrje klasike dhe pritja më e pabesueshme e historisë. Në fund goli nuk u shmang, por video u bë virale…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *