• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i bëjnë tifozët e Dortmund drejtuesve të Bayern Hoeness e Rummenigge

Sport, Video



Presidenti i Bayern Uli Hoenes, në tribunën e Signal Aduna Park të Dortmund, ka parë humbjen e skuadrës së drejtuar nga Niko Kovac përballë Borussia. Sikur të mos mjaftojnë zhgënjimi për humbjen e një ndeshje gjatë se cilës ishin dy herë në avantazh, në fund për drejtuesit e Bayern një tjetër situatë e pakëndshme, këtë herë krijuar nga tifozët e Borussia Dortmund.

Pas golit të Alcacer që vendosi rezultatin përfundimtar 3-2, mbi presidentin bavarez e administratorin e deleguar Karl-Heinz Rummenigge, që ishte ulur pranë tij, është derdhur birrë nga tifozët verdhezinj. Dyshja bavarez nuk e ka pritur aspak mirë dhe është kthyer me tone të larta, por janë shoqëruar më pas brenda ambjenteve të stadiumit, për tu ndërruar, duke qenë se ishin bërë qull nga birra e derdhur mbi ta.

https://www.youtube.com/watch?v=vcnyn6_sCBM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *