• |
ide | kryesore

Karlo Bolino pranon dështimin e reformës në drejtësi dhe propozon të parin regjim botëror pa gjykata

Arkiva, Të fundit



Eshtë e njohur nga të gjithë se ka qenë një nga mbështetësit e mëdhenj të reformës në drejtësi. Por Karlo Bolino nuk ngurron sot të vërë theksin mbi katastrofën që po shkakton ajo. Sipas Bolinos, fakti se procesi i Vettingut po zgjat shumë, se ai do të shkojë disa muaj apo edhe vite, i ka bërë shume gjyqtarë që e dinë se s’do të jenë më në punë, t’i bien me top duke dhënë vendime të padrejta.

“Iluzioni i pandëshkueshmërisë, i cili deri tani kishte sugjeruar pak kujdes në shitjen dhe blerjen e vendimeve, aktualisht është kthyer në sigurinë e dëbimit nga magjistratura dhe kjo i shtyn këta të korruptuar, të padënuar deri tani, për të vjedhur deri sa të munden dhe sa më shumë që të munden. Është mbushja, tipike dhe e dëshpëruar, e xhepave të atyre, që e dinë mirë se nuk kanë të ardhme, por që vazhdojnë të kenë fuqi të plota”, shkruan ai në editorian e titulluar: “Masakra e drejtësisë së gjykatësve që presin vettingun”.

Dhe, meqënëse me një të rënë të lapsit, pohon një gjë shumë të rëndë se: “Ky fenomen është një pasojë anësore, e paparashikuar nga ideuesit e reformës, të cilët duhej të kishin menduar për periudhën e Vettingut kundërmasa të përshtatshme për t’i vënë fre’ grykësisë së më të korruptuarve”, Bolino jep tre propozime, njëri nga të cilët është mbyllja e gjykatave për proceset civile deri sa të përfundojë Vettingu.

Pra, ai hedh në treg idenë e një republike pa gjykata, gjë që nuk ndodh as në regjimet më të përçudnuara të globit.

Por, megjithëse jep propozim për të ardhmen, e rëndësishme është se Bolino, si mbrojtësi i reformës në drejtësi, tashmë ka pranuar dështimin e saj. Dështimin e një modeli, që ndryshe nga sa rekomanduan juristët perëndimorë, u konceptua si një gjueti propagandistike shtrigash dhe qëllimi i vetëm i së cilës ishte kapja e sistemit nga pushteti. Prandaj Bolinio ka arritur në përfundimin sesa të jepen vendime të korruptuara dy vite me radhë, më mirë të mbyllen gjykata fare (lexo shkrimin e plotë tek linku poshtë).

©Lapsi.al

http://shqiptarja.com/lajm/masakra-e-drejtesise-se-gjykatesve-qe-presin-vettingun



14 Comments

  1. e keni trasformuar komplet artikullin e Bolinos. O botoni e komentoni ca ka shkruar autori ose mos u merrni fare me ate pune. Qe nga titulli “Karlo Bolino pranon dështimin e reformës në drejtësi….” eshte teresisht e trasformuar, Bolino thote komplet te kunderten e asaj qe keni shkruar si ne titull e si ne artikull. Bolino thote mes rrjeshtash qe perderisa vetingu po funksionon dhe ata qe jan gjygjtare e prokurore sot e dine qe skan shance te kalojne vetingun, po shfrytezojne kete periudhe qe su ka ardhur rradha akoma per te marre sa me shume para te jete e mundur, e po mbyllnin sa me shume ceshtje me korrupsion. Ai sthote fare qe deshtoi vetingu. Ju ca interesi keni qe publikoni nje artikull dhe e transformoni?

  2. Ky Bollino,paska ardhe ne Shqiperi,per te na dhene mend?Mbasi e “rregulloi” Italine e vet,tani po punon te na rregulloje edhe ne.Pune pepinosh si ne 192o,si ne 1939 ashtu edhe tani qe kane mesy,perseri tek ne.Dhe kujtojne se shqiptaret kane emigruar ne Itali,nderkohe keta emigrantet italiane,nuk paskan ardhe vetem per te “gjetur”,pune tek ne,por paskan ardhe per te na orientuar dhe drejtuar drejt europes,prej te ciles,vete ata-italianet-kerkojne te largohen.Pune pepinosh,breshkaxhinj.

      1. Nuk eshte pa tru , thjesht eshte buzkuq qe merr nje kocke tek mama ripjellja. Here pas here duhet te beje ham ham qe ti hedhin kocken .

  3. Deshtim i reformes ne drejtesi per vonesa te vetingut. Duhej te parashikoheshin masa preventive thote Bolino sepse po vulosen vendime me bythe ( o burra te mbushim xhepat se nje dite do ikim)

  4. ca do me thene vetingu po funskionon???

    ne fakt vetingu ka deshtuar. Organet e parashikuara duhet te ishin ngritur ne 2017 KED KLGJ KKLP BKH SPAK etj
    Nderkohe deshtimi evident ka pasoja si me poshte:

    -Kemi nje kryeprokurore te perkohshme si Arta Marku te jashte ligjshme por edhe , qe ka shkrire jashte ligjit prokurorine e krimeve te renda , ka bere ndryshime te jashteligjshme ne prokurori e gjithandej , Biles cdo proces i rendesishem dhe flagrant nuk po perparon ne hetime, e as ne gjykata, shume denoncime jane anashkaluar shume ceshjte po mbyllen ne menyre abuzive.

    -Kemi nje gjykate kushtetuese jo funksionale, Ku Bashkim Dedja qe doli cuditerisht i virgjer nderkohe qe aq leke sa ka marre ai ne cdo nivel gjyqesori , biles edhe te vertetuara ne KPK , nuk del i virgjer per 100 vjet, e jo me te kaloje vetingu

    -Kemi gjykaten e larte me Dvoranin dhe Zaganjorin???? aman edhe keta te paster???? edhe pse me shkelje KPK i kalon??

    -nderkohe OMN kerkon qe shume prej ketyre te skualifikohen !!!!

    Standarte te dyfishta ne teresine e vendimeve te KPK.

    I nderuar komentues, vetingun me keta komisionere nuk kryhet se jane te kapur politikisht, psh vetingun nuk e ben dot motra e belinda ballukut , nje juriste medioker, apo te tjere per te mos i permendur me rradhe.

    Vetingu ka deshtuar ne teresine e tij.

    I vetmi perfitues eshte Pushteti aktual.

    Cdo institucion i check & balance ne demokraci nuk funksionon!!!

    Kjo do te thote fushe e lire pa asnje kontroll apo pengese per vjedhje, korrupsion, banditizem, trafikim, narkotrafik etj paligjshmeri konstante keto vite te Rilindjes ne pushtet.

    Ne fakt bemat e krimit kane kapur majat, nga deputete trafikant femrash, vrases, ministra te perlyer ne trafiqe , te perm, kryetar bashkie e komunash kriminiele te denuar ,

    e shume bema te tjera

    Vetingu ka marre fund dhe po shakterron shqiperine

    1. shoku e shef reformen ne drejtesi nga pikepamjet e tua partiake. Nuk eshte bere perfekte patjeter po mjafton te shohesh se si eshte skualifikuar 80-90% i atyre qe kan kaluar ne veting e te jep shprese

      1. I nderuar,

        ***Pa dashur te te drejtohem si fugshklym apo sumsheqer***,

        Jane formuar gje organet e vetingut??? KED ??, KLP?? KLGJ?? BKH??? SPAK??

        Cili eshte afati i formimit? Mos ndoshta 2017 ???

        Ndoshta Gjykata kushtetuese eshte funksionale??? me 1 antar ???

        Apo Gjykata e Larte? Mos jane ende ceshtje qe te gjykojne per vitin 2013-4 ende???

        Cilet jane vendimet e kundershtuara nga ONM? Cilet jane komisioneret e KPK qe kane dhene keto vendime??? sa vendime jane ankimuar dhe nga vete subjektet e vetingut?

        Sa jane numer vendimesh ne total? Dhe sa duhet te ishin?

        Mos kemi nje kryeprokurore te jashteligjshme te zgjedhur me 69 vota???

        Dhe kalojme tek pjesa me e veshtire, pjesa e perfitimit nga deshtimi i vetingut dhe mungeses se institucioneve te premtuara

        Kush perfiton nga mungesa e institucioneve???? mos ndostha gjithkush qe shikon e ska institucione?
        Kush eshte ne pozita per te kryer korrupsion , vjedhje, banditizem, trafik etj???? Mos ndoshta ata qe kane celsat e kashtes apo ata qe jane te lidhur me pushtetin??

        Kush i ka parate e buxhetit te shtetit ne duar i nderuar??

        Kush i nenshkruan kontratat?

        Kush i miraton koncesionet ne kryeministri?

        Mos ndoshta Shqiperia eshte Danimarke ? dhe ne qeverisemi nga Jezui???

        Jane shume pyetje per ju fugshklymat e rames dhe sumsheqerat e lalifikut

        Komentet e radhes do jene te tipit personal pa i pergjigjur asnje prej pyetjeve, qe ne fakt jane retorike pasi nuk kane nevoje per pergjigje ..

        roger and over

  5. Nje e vertete qe nuk ka nevoje te diskutohet. Nese ky shtet e ka seriozisht me vetingun le te marre kasetat e gjithe gjyqeve qe jane zhvilluar nga janari 2018 e deri tani dhe do te shohe se ç’baterdi eshte bere dhe po behet ne ato salla nga keta paloço gjyqtar . Faktet tregojne qarte , te gjithe te arrestuarit kryesor te Lezhes dolen, ata te kavajes po e po , gjithashtu edhe ata te Rrogozhines . Kane lene ne burg postierin ,protokollistin dhe rojen , qe as cironka nuk quhen me sakt do ti quaja larva . Ky eshte vetingu?? Nje vend pa drejtesi nuk ka te ardhme , eshte me keq se ne xhungl . Ne xhungel kafshet e pandergjegjshme veprojne sipas instiktit dhe eshte “ndergjegje” e justifikueshme ,ndersa tek ne te “ndergjegjshmit” veprojne me keq se kafshet ne xhungel se keshtu ua do qejfi ketyre agallareve te paskrupujt , dhe ne fund e peson fakirfukarai dhe i drejti . Tek ne korrupsioni ka infektuar çdo qelize te kesaj shoqerie deri ne degradim dhe degjenerim te kesaj shoqerie , ndersa drejtesia bene gjobevenesin . a eshte e drejte kjo ? Po politika çpo bene ? Politikanet thjesht furnizojne me karburant kete makineri drejtesihengese . Nje vend ku mbizoteron padrejtesia eshte i destinuar te shperfytyrohet deri ne degjenerim total dhe te behet vater e maskarenjeve . Eshte ne doren tone te zgjedhim . Beni zgjedhjen e duhur , mendoni per te ardhmen e femijeve tuaj.

    1. koment i drejte, do duhej nje hetim edhe se si jan marre vendimet gjygjsore duke i nxjerr te gjith kriminelet e pafajshem e jo te merren vetem me hetim pasurie

      1. Nuk eshte problemi tek pasuria , ketu gjithçka shkon mbrapsh . Vetem per pasurine qe kane nuk e kalon vetingun , sikur edhe nje i vetem dhe kesaj i veme kapak . Por edhe sikur te bejme nje sy qorr per pasurine e tyre , keta nuk kane nocionin e drejtesise .Ketyre ju ka ngordh nervi i drejtesise , prandaj rruga me e mire eshte te ikin te gjithe ne bllok . Me mire 1000 te fajshem jashte burgut sesa nje i pafajshem ne burg . Keta o vlla kete nuk e kuptojne se ju jane erresuar sy e vesh , ju eshte erresuar ndergjegja .

  6. titulli i lajmit tendecios deri ne fake news. mos u beni kazan fare dhe ju, o raportoni lajmin e pastaj beni komentet tuaja ose lereni fare se jeni ber me keq se mero baze.

  7. Komentuesit ” I paemer” duke pranuar se nuk kane emer,pranojne se jane “kopila” dhe si te tille,nuk mund dte thone ndonje gje me vend,por vetem kastraveclleqe partiake,dhe komenta pa fund,por edhe pa “tru”.Me vjen shume keq per to,por,vete kruhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *