• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër/ Vrasja ka lidhje me sulmin me tritol ndaj Lulzim Kullës?

Lajme, Të fundit


Të paktën 10 persona u shoqëruan në Policinë e Shkodrës pas vrasjes së 40-vjeçarit Fatos Ferrracaku mesditën e së enjtes në qendër të qytetit, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij Fatmir Mehaj.

Policia e Shkodrës po heton në disa pista mbi ekzekutimin e 40-vjeçarit. Njëra prej tyre është dyshimi se atentati mund të ketë lidhje me eksplozivin që i është vënë më parë Lulzim Kullës, ku ai mbeti i plagosur rëndë. Sipas grupit hetimor, vendi ku ndodhi ekzekutimi i 40-vjeçarit dhe atentati i Lulzim Kullës janë fare pranë.

Vrasja ndodhi në një zonë të mbipopulluar, por atentatorët ishin kujdesur që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur, pasi mbanin skafandra në kokë.

Në drejtim të 40-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital, është qëlluar me një pistoletë ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja.

Krimi që tronditit kryeqendrën e verit bëri që në Shkodër të zbarkojnë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimi dhe këshilltari i ministrit, së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë me qëllim zbardhjen e ngjarjes, shkruan mapo.

Ndërkohë që po verifikohen edhe dëshmitë si dhe provat që janë mbledhur në vendin e krimit. Pas vrasjes dy autorët e atentatit u larguan me një motorr, në drejtim të  lagjes “Kiras” ku i kanë vënë flakën mjetit duke humbur edhe gjurmët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *