• |
ide | kryesore

Lirimi i dy ish-deputetëve socialistë, PD: Vendim politik i Ramës

Lajme, Të fundit


Lirimi i ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko nga gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, sipas Partisë Demokratike, është një vendim politik i Edi Ramës.

Sipas selisë blu, kjo është e njëjta skemë që Rama ndoqi me Saimir Tahirin.

“I arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje”, thekson PD.

Kujtojmë se sot Apeli vendosi lehtësimin e masës për dy ish-deputetët që u arrestuan pas operacionit ‘Vol-Vo 4’, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Gjykata liron dy ish-deputetët e PS-së 

REAGIMI I PD
Lirimi nga burgu i dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës!

Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje.

Me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin.

Kur të gjithë presin dhe kërkojnë arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e votave me bandat kriminale, Edi Rama urdhëron lirimin e Arben Ndokës, i kapur edhe ky në përgjimet e dosjes 339 duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në Lezhë.

Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Ndryshe nga çfarë kërkojnë shqiptarët dhe bëjnë thirrje partnerët tanë strategjikë, realiteti flet qartë: Me Edi Ramën nuk ka luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, me Edi Ramën stabiliteti është vetëm një fasadë!

Për sa kohë vendi është nën sundimin e krimit, i cili qëndron bashkë me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë presin rradhën e lirimit nga akuzat dhe mbylljes së dosjeve të krimit!


7 Comments

  1. gjithcka e qarte ‘pushtet kriminal’. GJKUSH PO E SHEF POR CUDIA ESHTE QE HALA KA VEMJE QE I MBROJNE KETA QE SKA LUME QE I LANE

  2. ps i ka deputetet kriminele ordinere, kurse pd i ka kriminele te sofistikuar. Nqs tek PS jan per burg keta tipat si Ndoka, tek PD eshte per burg Berisha e Basha. Nqs ky Ndoka eshte akuzuar per trafik apo krime te tilla, tek PD kemi ish kryeministrin qe eshte i akuzuar per vrasje, e filmuar nga te gjitha televizionet, me pas e mohuar nga kryeministri (madje akuzohej opozita e atehershme qe kishte cadra pistoleta dhe thika me helm, kishin kapur nga filmimet e kryeministrise dhe nje me pistolete ne brez qe kacavirrej ne gardh e bertistin ja kush eshte vrasesi qe coi Edi Rama)…. po mjaftuan vetem pak ore qe te gjitha mediat kryesore te vendit te nxirrnin me video vrasesin e vertete…. qe sot bertet “kapni kriminelin”….

  3. Te njejten shkrim ben ky -autiku-i partise tone kur shkruan komentin te njejtat fjale o -Bert 2 o pederast i partise nderroje njehere te shkruarin o morr i kuq.

  4. Po te mos ishte opoziçka ajo qe eshte kryellumi nuk do guxonte ti lironte nga burgu, por i ka liruar edhe me aprovimin e tyre! ( Mos rreagimi i opoziçkes per proteste, por vetem duke e denoncuar si te gjitha rastet, tregon se eshte marreveshje, “Ne lirojme ju na akuzoni……. e tallja e menderes me popullin vazhdon”)

  5. CUCO,,, qenke si siske e qeverise, si pikalosh i kuq qe turbulloke ngjyrat per qellim percares e ambicioz. Nuk mund te mendosh kur nje qeveri kriminale, bandite, drogmene e kapitulluese, te besh barazimin ,opoziten qe eshte me drejte e me kerkuese nga ti, nese ke qene ne te, apo nga keta batakcinjte qeveritare rilindas, por si skorie e llumit te qelbesirave ti je me kodoshi kuq qe je ne ate tufe zagaresh, se ku i sheh, a i mendo kompromiset ti idit i politikes, kete vetem ti e di, e mbase konstruktori tend debil, kryetari i qeverise psikopat. Imagjinoni, kur opozita qe ndodhet ne kushtet e terrorit shteteror kuqal, na dalin dhe keta komentues, meshkuj me sisa qe bejne percarje ne opinion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *