• |
ide | kryesore

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Lajme, Të fundit


Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi aksidenti i sotëm në Qafë Thanë me autobusin ku udhëtonin rreth 20 nxënës nga rrethi i Fierit. Për të shmangur rënien në humnerë, shoferi i autobusit ka manovruar duke përplasur autobusin me bordurën anësore të rrugës në anën tjetër. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur 5 gjimnazistë. Ata u dërguan në qendrën shëndetësore të Përrenjasit për ndihmë mjekësore. Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë terreni i rrëshqitshëm për shkak të rreshjeve të shiut. Nxënësit po ktheheshin nga një ekskursion në Pogradec.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *