• |
ide | kryesore

Padova, pranga shqiptarëve me kokainë dhe heroinë

Lajme, Të fundit
Itali, Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Bolonja, Itali, Amerika, Itali


Rreth 4 kilogramë heroinë dhe kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm në Itali, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë.

Mësohet se droga shitej në Padova dhe në Venecia.

Operacioni është kryer nga skuadra e lëvizshme e policisë së Padovas, pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria e këtij qyteti.

Shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë.

Policia italiane pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera, ndërsa identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë me dije deri tani.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *