• |
ide | kryesore

Vjen dimri, Dardha në Korçë mbulohet nga dëbora

Lajme, Të fundit


Dëbora ka filluar sot në Dardhë të Korçës.

Raportohet se prej dy orësh flokët e dëborës kanë filluar të bien në këtë zonë turistike.

Në një lidhje telefonike me News 24, meteorologia, Lajda Porja theksoi se fundi i muajt nëntor do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa më pas temperaturat do të jenë më të ngrohta dhe të shoqëruara me reshje.

“Reshjet do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindjes dhe  kjo do të shoqërohet me reshje dëbore. Nga dita e hënë do të këtë reshje të dëborës, edhe në pjesën verilindore të vendit. Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm. Pastaj do të kemi mot të ngrohtë dhe të lagësht”, tha meteorologia, Lajda Porja.


1 Comment

  1. Keta shkruajne sikur nuk ka rene ndonjehere debore ne Dardhe sikur eshte fenomen i pa pare kurre ne historine e njerzimit ,mja i fryte kaq keto lajme a njoftime ti quajme o njerez te llumit mediatik .Debore ka rene disa vite qe ne ditet e para te tetorit ku i ka zene mollet pa vjele keta tani qe po i vjen fundi muajit nendor habiten .Ra debora e parrrreeeeneeee Daaaaarrrrrdheeee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *