• |
ide | kryesore

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën një thirrje banorëve që do t’u shemben banesat tek Unaza e Re

Lajme, Të fundit


Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim banorëve që shpronësohen ose jo në kuadër të këtij prjekti. 

Deklarata e plotë për banorët e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Unaza Shqiponja, loti 1, 2, 3”: 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.

36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.

Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që i nevojitet.”

Banorët e Astirit vazhdojnë të protestojnë ndaj vendimit të qeverisë për të prishur banesat e tyre pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë. 

Në ditën e 16 të protestës, ata i qëndrojnë kërkesës së tyre, për dëmshpërblim 100%, ndërsa paralajmërojnë se pasdite do të jenë sërish në rrugë. 


7 Comments

  1. Shtet muti futini rruspen njesoj si ja u prishet dhe rreth unazes aktuale dhe ketyre rruspen jo me varjantin nje i saliut dhe nje i rames,rruspen nga fillimi deri ne fund se atje jane me keq se ne Kandahar

  2. Mblidhuni o ju te mjer mblidhuni bashk se ndryshe keta me ate pallen e gjat mendjen e kan vetem e vetem te bejn sa me fukara ket poull?

  3. Skiftere dhe shpellare kudo ku jeni kttheuni ne shtepite tuaja,bet gabim qe ndigjuat saliun heren e pare,por mos e hani per se dyte.e keni felliqur kete qytet me pranine tuaj ketu,te gjithe jeten tuaj keshtu do te quheni shpellare shkatrimtar,20 vjet nuk bete nje pune te mire,vetem kaos,ankth,tritol,banda,vrasje kete e keni bere mire bashke me saliun

  4. Ermoneli shkruan bukur por nuk thote gje,luli kete ben per dite,o skifter shko nga ke ardhur se è qelb kete qytet,shporru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *