• |
ide | kryesore

Fermerët të shqetësuar për subvencionet dhe çmimin e naftës, çfarë premton Basha

Lajme, Të fundit


Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës.

Këto ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve në Berat, të cilat iu shprehën Lulzim Bashës në takimin e sotëm.

Basha zbuloi se me rrëzimin e Ramës, qeveria e tij do të jepte subvencione minimalisht se vendet fqinje ballkanike.

“Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.” – tha Basha

Për çmimin e naftës, Basha premtoi uljen minimalisht 300 lekë të çmimit, duke hequr kështu shtesën në taksë të bërë nga Edi Rama.
“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Basha.


4 Comments

  1. Shpjegoje mire o lul se do dalesh bllof,do te heqesh 300 lek te cmimi i naftes,pastaj do ta mbledhesh ne nje vend tjeter ku del keshtu o lul

  2. Luli foli fermerve per dok e shkencave te denuar per droge ne itali,duhet tju kete treguar si perfitohet droga miku juaj kishte titull per kete,thuaja fermereve kete,foli dhe per firmen Viktorja cfare te lidh ty me kete firme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *