• |
ide | kryesore

Mel B: Në X factor konsumoja kokainë që t’ja dilja mbanë

Paparazzi, Slider


Mel B ka pranuar se ka konsumuar kokainë gjatë kohës që ishte anëtare jurie në spektaklin “X Factor”, në kohën kur akoma nuk i kishte dhënë fund martesës problematike me bashkëshortin, Stephen Belafonte.

“Isha shumë e trishtuar, krejt patetike. Kisha dalë jashtë kontrollit. Merrja rreth 5 deri në 6 viza kokainë në ditë para dhe pas pune. Më bënte të harroja gjithçka, përveç se spektaklit. Isha shumë keq ato dy javë dhe mendova se të konsumoja kokainë do më ndihmonte me xhirimet e “X Factor”, pasi të jetoja me Stephen ishte si një klausofobi neutorike” – shkruan këngëtarja në librin e saj autobiografik.

Ish anëtarja e grupit “Spice Girls” këmbëngul se lëndët narkotike nuk kanë ndikuar asnjëherë në gjykimin e saj për performancat e konkurrentëve, pasi nuk ka konsumuar asnjëherë gjatë kohës së xhirimeve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *