• |
ide | kryesore

Peqin, 15-vjeçari qëllon veten me armë zjarri

Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. I plagosur ka mbetur adoleshenti me inicialet G.B. Nga të dhënat e para mësohet se adoleshenti është vetëplagosur me pistoletë. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi.

Njoftimi i policisë.

Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *