• |
ide | kryesore

Protesta te ‘Astiri’, banorët përplasen me policinë (FOTO)

Lajme, Të fundit


Prej gati dy javësh banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë vijuar edhe sot protestën e tyre për të kundërshtuar prishjen e shtëpive.

Sonte banorët e revoltuar treguan se një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Sot banorët kanë bërë kallëzim penal në Prokurori për kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për fyerje. ARRSH nga ana tjetër ka ftuar për bisedime një përfaqësi të banorëve. Këta të fundit kërkojnë dëmshpërblim në masën 100%, duke mos pranuar propozimin e qeverisë për kompensim të qirasë për tre vjet dhe kredi të butë.

©LAPSI.al


1 Comment

  1. Sot keta,,,,neser e ke rradhen ti, por edhe une… KU eshte solidariteti…. ku eshte populli,, a jetoni, a flisni nje gjuhe, a vuani dhe ju si keta qe rrezistojne hilese qeveritare, A paguani taksa, a keni per te ngrene e mbajtur femijet, a jeni ne pune, a keni ngrohje, e veshmbathje per vete e femijet, a keni enderra qe ju vriten, ……atehere bashkojuni per te drejten, shpresen e se aredhmes, mos lejoni pa drejtesite por luftoni te bashkuar, bashke me ju edhe ne qe mbase jemi me mire nga ju,, PERPARA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *