• |
ide | kryesore

Spaho pas takimit me delegacionin e Venecias: Vetting për politikanët, njësoj si për prokurorët dhe gjyqtarët

Lajme, Të fundit


Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se këtyre përfaqësuesve iu parashtrua qëndrimi i Partisë Demokratike, se për Vettingun në Politikë duhet të aplikohet i njëjti standard që po aplikohet në Vettingun për prokurorët dhe gjyqtarët.

Spaho u shpreh para kamerave se delegacionit të Venecias iu theksua se asnjë reformë nuk do të ketë sukses në Shqipëri nëse politika nuk shkeputet nga krimi i organizuar.

“Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”, tha Edmond Spaho pas takimit.

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritet të ngrihen së shpejti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *