• |
ide | kryesore

Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, Avokati i Popullit zbret në terren

Lajme, Të fundit


Banorët e Astirit vazhdojnë të protestojnë ndaj vendimit të qeverisë për të prishur banesat e tyre pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë.

Në ditën e 16 të protestës, ata i qëndrojnë kërkesës së tyre, për dëmshpërblim 100%, ndërsa paralajmërojnë se pasdite do të jenë sërish në rrugë.

“Pa na dhënë 100 % të dëmshpërblimit, ne nuk tërhiqemi”, tha një nga protestuesit. Për të ndjekur nga afër protestën kanë zbritur në terren edhe përfaqësues të  Avokatit të Popullit.

Një nga juristët e këtij institucioni deklaroi se ata po ndjekin rastin e një gruaje, e cila pretendon se është dhunuar nga policia, ndërsa qytetarja denoncimin e bëri drejtpërdrejt në televizionin Neës 24.

“Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën. Avokatja është prononcuar publikisht  për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.


1 Comment

  1. Ballanca e bashes do ti zgjidhe hallet e ketyre shpellarve.ajo zgjidhi pallatin e lulit ne vlore,shpresoni ju shpellare nga kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *