• |
ide | kryesore

Vettingu në politikë, Delegacioni i Venecias takime në Tiranë

Lajme, Të fundit


Vettingu në politikë risjell në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni do të qëndrojë për dy ditë në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar.

Delegacioni do të nisë takimet nga kryesia e Kuvendit, me nënkryetaren Vasilika Hysi, për të vijuar më pas në të tre takime të veçanta, me krerët e grupeve parlamentare,  Edmond Spaho nga PD, Petrit Vasili të LSI-së, ndërsa në mungesë të kreut të grupit parlament të PS, Taulant Balla, delegacioni do të takohet me deputetët e PS të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Klotilda Ferhati, Bledi Çuçi dhe Alket Hyseni. Gjithashtu delegacioni i Venecias do të zhvillojë takime me Presidentin Meta, ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni si edhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca.

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritettë ngrihen së shpëjti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale. Megjithatë, socialistët janë në pritje të opinionit të Venecias për të thënë fjalën e fundit.


1 Comment

  1. Ca duan keta qe erdhen? Basha ua tha, kot qe vin. Ne nuk pierdhim per asnje as per nderkombetaret e sa per venecia. Keta na duhen vetem kur ka nevoj basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *