• |
ide | kryesore

Projekti: Shqipëria e Greqia do të lidhen me hekurudhë

Lajme, Të fundit


Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje që kanë shumë çështje për të zgjidhur me njëra-tjetrën, por teksa politika po vonon të firmosë marrëveshje si ajo e “Paktit për detin” apo “Ligjin e Luftës”, në pah ka dalë një projekt bilateral.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec. Ky investim madhor ka qenë edhe temë e diskutimet “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”, që u mbajt dje në Kostur, raporton Top Channel.

Mësohet se nga programi i nisur në Kostur do të studiohen nevojat e transportit për infrastrukturë shtesë dhe do të vlerësohet zgjidhja optimale.

Sipas Protothema, më pas do të propozohen alternativat me kosto më efektive për projektin që financohet nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.

Ndërkohë, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti pasi është pjesë e rrjetit Trans-Evropian.

“Linja e re Follorina-Kastoria-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore”, tha ai.


8 Comments

  1. mir eshte qe me greqin perderi sa nuk ka marrveshje politike per te respektuar te drejtat came nuk duhet te kene pakte ekonomike kushdo qe pranon pakte marrveshje pa drejtesi hak reciprocitet ai eshte tralltare i kombit paktet marrveshjet vin pasi greqia te hekuroset mire drejte pastert

  2. shqiperia nuk mund te zhvillohet as nga greku as nga serbi por nga vetja,me politikat agresive greke keto manovra jane investimet dhe pushtimi ekonomik ne zonat qe ajo pretendon te grabis, jo grek kjo eshte zgjuarsi e humbur se tani shqiptaret kan nje projet me mallore ate te grumbullimit te drejtave qe ju ju keni vjellur treni vertet eshte i bukur,dhe zgjill probleme,por ai eshte nje cop hekur dhe mashtrim mbasi shqiptarewt do ti rendisin gjerat sipas rendesise ku te drejtat ne rralle jan perpara trenave grabites dhe mashtrues,

  3. o Dangall ti ske hekurudhe brenda per brenda shqiperise do ndertosh me Greqine. Ik e futi ndonje pjate supe e mos jeto si Liza ne boten e cudirave. Hekurudha shqiptare ka vite qe ka falimentu

  4. Asnje projekt dhe bashkepunim me grekun qe pas ngjarjeve te Bularatit. Çdo projekt apo marveshje me greqine eshte antikombetar dhe ne dem te Shqiperise. Ka ardhur koha çdo marveshje dhe pakt me fqinjin agresor duhet hetuar deri ne detaje

  5. Ky vetem per te hapur ndonje -portal-eshte jo te beje rruge dhe hekurudha kur shkruan me te drejte nje komentues ti nuk ke trena brenda vendi jo me me Greqine ky do jete si ai treni elektrik i Veledin Qyrkut-te bashkise Tiranes.Me pare te hapi portalin –Hekurudha qe duam-Ednin drogaxhiu .com.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *