• |
ide | kryesore

BE i kërkon Kosovës ta revokojë ‘menjëherë’ vendimin për taksën ndaj produkteve serbe

Lajme, Të fundit


Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë vendimin për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“Më tej përkeqëson situatën pas imponimit fillestar të taksës prej 10% të rritjes së taksës javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këto vendime”, thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Po ashtu Mogherini ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe frymës së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka rritur në 100 % taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këtë vendim e ka marrë qeveria në mbledhjen e sotme.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila me 6 nëntor vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% për produktet me origjinë nga Serbia”, tha Endrit Shala, ministër i MTI-së.


5 Comments

  1. Ah europa kurve. Perse fusin ne mes termat marrevshja stabilizm asocim, marrveshje e tregtise se lire, kur kososves edhe nje mut liberalizimi te vizave ja nxine jeten…….. . Kur Serbia te jete anetare e BE atehere le te reagoje kjo kurva …..

  2. BE ska pune me tarifat e Kosoves pasi Kosova nuk eshte pjese e Be dhe cdo shtet ka politikat e veta doganore dhe tarifore. Behuni njehere burra dhe i thoni kesaj kurves apo kurvave te tjere ik e qiu (FUCK YOU)

  3. Kur u vendos taksa 10% , u befasova sepse ka shumë vite që serbia vepron kundër avancimit të Kosovës për me u ba shtet sovran në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo vetëm para pak ditëve. Kur lexova që sot taksa ishte rrit në 100% , u befasova edhe ma tepër.Meqenëse asht hera e parë që një qeveri e Kosovës po reagon në ketë mënyrë,thash vetëmëvete këtu ka nji “lepur” të mshefët.Hipoteza ime (për të cilën natyrisht që nuk kam provë) asht që e gjitha kjo po bahet për të NDAL Hashim Thaqin për të vazhdue kryemëvete negociatat me Vuçiçin për ndamjen e veriut të Kosovës sepse në rrethanat e krijueme s’kanë sesi të vazhdojnë.

  4. Bravo Haradinaj, me ne fund doli nje burre shteti shqiptar. Mos u tremb nga Sorosianet e BE-se. Kishte ardh koha Kosova mos jete me treg i Serbise gjakare. Sepse qellimi i sorosianve modern serb eshte tiu mbajne peng statusin e tiu zhfrytezojne ekonomikisht si treg.
    Keshtu do jete gjate, nese shtetit ame Shqiperise do qeveriset nga kodosha te kapur antikombetar, se sot Kosova duhet te ishte treg i paster shqipetar. Mos u dorrezoni trima me serbin, plumbi del me plumb.
    Rrofte Kosova, Rrofte Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *