• |
ide | kryesore

Furgoni me drogë në Qafë Thanë, priten arrestime të bujshme?

Lajme, Të fundit


Detaje të reja zbulohen pas kapjes së një furgoni me kanabis në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë gjatë ditës së sotme është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se, furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja./BW/


5 Comments

  1. Shpesoj shume. Jepi policia mos na zhgenje! Shkoji deri ne fund pavaresisht kofomave politike ne te. Duhet era shtet e jo me demek. Tek e fundit e duaa vendin tim pa pisllik e droge. A po kerkoj shume?

  2. “….priten arrestime të bujshme”?!!!
    613 kg kokaine ne Durres;-kush u arrestau?Po ne laboratorin e heroines ne Kukes, kush u arrestua?
    Tre Dit zgjat çudia ne Shqiperi.
    Po me “Çeshtjen Xhafaj(Babale)”,çfar u bë?Apo vari lesht,sa u terhoq Ministri Brendeshem!
    Ne nje vend,ku Kryeminstri skizofren i drejtohet gazetareve,qe ti kerkojn falje gangsterit Saimir
    Tahiri,sepse u shpall i pafajshem nga dretesia e Bangladeshit,ka marr fund gjithshka.Vetem jasht
    Shqiperise duhet te bejn kujdes me zullumet “rilindasit”,se ne Shqiperi,per sa koh qe eshte ne krye
    psikopati,nuk te ndodh gje.Rama nxorri nga burgu kriminelin Lul Berisha,per ti bere nder mikut te tij
    Vangjush Dako dhe jo te mos nxirrte Arben Ndoken dhe Arben Cukon,te cilet bene vetem nje nxemje.

  3. Zigur po me izetin cfare u be,po me 21janarin cfare u be,po gerdeci,po shullazi,po capajt,po remzi hoxha,po 97,po shkollat greke,po varrezat greke,po shitja e detit do me more loqe,more kasolle ku na mblodhe,shishen e shurres mbaja saliut deri kur te ngordhe

  4. Gjynah policet e shkrete qw detyrohen te komentojne me lajka komunistesh te gjitha lajmet mbi Policine! Kuptohet qe i detyrojne.
    Madje edhe po te jete vetem 1 ai qe komenton me emra te ndryshem, prape per te ardhur keq, keq qe nuk kane nje mendim te vetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *