• |
ide | kryesore

Transferohen 7 grevistët e burgut të Burrelit

Lajme, Të fundit


Grupi prej 7 të burgosurish në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, të cilët ishin futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqia në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë transferuar gjatë mbrëmjes së  të martës, 20 nëntor 2018.

Ende nuk dihet në çfarë burgu janë dërguar, ndërsa sot pasdite ka mbërritur në burgun e Burrelit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Sipas burimeve, Stefan Çipa, ka takuar të burgosurit në të gjitha sektoret, ato me dënim të përjetshëm dhe me dënim nga 25-35 vite burg.

Edhe Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të vështira dhe të përshtatshme për kryerjen e funksioneve.

Avokati i Popullit deklaron se prej tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *