• |
ide | kryesore

Transportuan emigrantë nga Shqipëria drejt Britanisë, burgosen trafikantët shqiptarë

Lajme, Të fundit


Dy burra shqiptarë janë burgosur për 8 vite për kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë në drejtim të Britanisë së Madhe.

Feim Vata, 32 vjeç, dhe Xhemal Baco, 24 vjeç, të dy me banim në Broadway u dënuan të mërkurën nga gjykata e Canterbury për emigracion të paligjshëm.

Një hetim i përbashkët midis autoriteteve britanike dhe franceze zbuloi linjën e trafikut të emigrantëve nga Franca me gomone drejt bregut në Kent të Britanisë.

Çifti u arrestua më 20 tetor, pasi Baco u pa duke transportuar me gomone gjashtë emigrantë shqiptarë nga Franca, ndërsa në Kent pritej nga Vata.

Hetuesit besojnë se ata e kishin bërë udhëtimin të paktën tre herë, duke përdorur një shishe të vjetër plastike për të shpëtuar varkën.

Detektivi Clair Trueman tha: “Është e mahnitshme që askush nuk vdiq gjatë transportit jashtëzakonisht të rrezikshëm. Kur i ndaluam emigrantët, ishin të lagur dhe kishin ftohtë, pasi udhëtuan në një gomone të mbingarkuar dhe pa jelekë shpëtimi apo pajisje navigimi dhe në errësirë totale.


1 Comment

  1. Kudo shpellare te saliut neper angli denohen per transport te shpellareve te tjere te saliut,I duhen para familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *