• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) Plagosja në protestë/ Kush është policja që humbi gishtat e dorës

Lajme, Të fundit


Vajza në foto është Ina Nuka, policja e plagosur gjatë protestës së sotme dhe që humbi 3 gishta nga dora e djathtë.

Ajo është shtruar në spital dhe dorën e ka të gjithën të fashuar. Nuka ka marrë ndihmën e parë dhe është nën efektin e qetësuesve.

“Dora ime, dora”, dëgjohet të thotë efektivja në video. Ndërsa kolegët mundohen ta qetësojnë duke i thënë se s’ka asgjë dhe se thjesht është tremur nga shpërthimi.

Ina Nuka është 24 vjeçe dhe është efektive e forcave Shqiponja. Ajo ka punuar më poarë në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Më herët ka studiuar tek Universiteti i Sporteve. 24-vjeçarja ka humbur 3 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit.

Policia njoftoi se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë.


7 Comments

  1. po vari me karin ca lajmikari eshte ky???

    Kryeministri osh keq me like ne FB ju merreni me gishtat e ksaj , vari karin po na ik zari spo kapim asi gjo ne internet do na pushoje fug shpumi nga puna.

    Bojini like kryemnistriti mer legena , ka dhe 8 gishta licja lart mos e rruni trapin, edhe po e la punen ka plot te papune qe japin lek per tu bo polic. ose lice. sjena keq per rob. ne janar dalin minimalisht 10 mije papune .. ca do bojn ata , do na zejn vendet qe do lirohen

    1. mos e rruj se e con rama ne itali me skaf. pse e ka fffffffrrrrokuuuun , per kto pune duhet.

      duke lene menjane ekipin propagandistik te RILINDJES, dhe duke iu drejtuar atyre qe e dine se cfare eshte jeta veshtiresite dhe puna e kuptojne fare mire qe kjo police i ka marre parasysh rreziqet e profesionit te saj. . si i tille shteti duhet ti siguroje ndihmen e nevojshme policeve, po shteti jone nuk e rrun per policet, thjesht i perdor mish per top per vjedhjet e veta , i ve kunder atyre qe i paguajne per te auzuar, i ka mbush komisiartet me kriminele, bashkepunon me te gjithe trafikantent e mundshem m gjihte maskarenjte e mundshem, tall trapin i ofendon , i perbuz, dhe ka per ti lon rrugeve si shume te tjere para kesaj polices se rradhes.

  2. Nuk ka imoralitet me te madh se injoranca. Sidomos nga individe si ky palo KM. Ne 21 janar harruan se ishin ne anen tjeter. Kur jane ne opozite skenaret per destabilizim dhe rrezim me dhune te maxhorances i quajne legjitime. Kur jane maxhorance, i qujne opozitat rrezik kombetar. Si qytetaret dhe rendin i kane mish per top. Zoti ua marrte hakun nje dite. Ropt ku ti keni

  3. Sali berisha ne kerkim prej pese vjetesh te nje arkivoli per te shpetuar veten,vetem gjaku e shpeton kete njeri nga krimet qe I ka bere ketij populli ky palo njeri qe fatkeqesisht ka qene mjek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *