• |
ide | kryesore

Gjyqtari me kunatin e dënuar për trafik droge i shpëton vettingut

Lajme, Të fundit


Enton Dhimitri, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër i ka shpëtuar vettingut. Sot KPK ka vendosur rikonfirmimin e tij në detyrë. Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine. KPK ka konstatuar se gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit. .

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Në seancën e një dite më parë u evidentua fakti se ai kishte fshehur faktin që kunatin e ka të dënuar për trafik droge në Greqi. Kjo u pa si një shkak për t’u penalizuar nga KPK, por vendimi i sotëm ishte i ndryshëm. Enton Dhimitri është njëkohësisht kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. 

©LAPSI.al


4 Comments

  1. NUK JAME I SIGURT NGA VINE KETA TE KPK NGA JANE ME ORIGJIN ……………………………………………….

  2. Ne mos gabohemr per dicka Gjyqtari Tome Ndreca i Gjykates se Larte u shkarkua. Edhe ai problemet i kishte me kunatin (ose me nipin e gruas nuk jam i sigurt) i cili nuk ishte denuar, por kishte patur akuza ndaj tij me sa kujtoj. Mendoj se ky vendim eshte i drejte se nuk mund te pergjigjet askush per veprimet e vellait, aq me pak te kunatit, por disa po dalin te nenes e disa te njerkes. Rrofte vetingu…

  3. Ishte nje tjeter gjykates qe kishte nipin te denuar, Gani Dizdari.

    Komisioneret e vetingut jane medioker dhe aspak te pavarur, si psh Pamela Qirko motra e Belinda Ballukut.

    Vetingun e ben Rama me njerezit e tij.

    Vetingu eshte nje loje e madhe nga Rama me ndihmen e Sorosit, per te vene nen kontroll dhe jofunksional gjyqesorin dhe prokurorine.

    Krijimi i nje turbullire te tille ne strukturat kritike te shtetit eshte katastrofik per shoqerine shqptare dhe vecanerisht per pjesen me te vyer, intelektuale dhe biznesemene normale (jo te fortet). Kjo situate eshte LIRI PER KRIMIN! Aasnje nuk hetohet, asnje nuk kapet asnje nuk denohet. Freret e policise i ka Rama, Prokurorine e ka Rama, SHISH Rama. Gjyqesori eshte gjymtuar dhe ka renen nen kembet e Rames. Cfare ka mbetur nga gjyqesori eshte i atrofizuar dhe jo funksional. Gjyqtaret nuka kane siguri Terreni eshte i bandave me lejen e Rames.

    Rama mbreteron i pacenuar i gjithefuqishem realisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *