• |
ide | kryesore

Moti, nis përmirësimi i përkohshëm

Lajme, Të fundit


Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë e cila do të kushtëzojë përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vendin tonë dhe Kosovë.

Shqipëria të enjten, 22 nëntor 2018

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në zonën veriperëndimore.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/14°C
Zonat e ulëta 10/19°C
Zonat bregdetare 12/20°C

Kosova për ditën e enjte, 22 nëntor

Moti do të jetë vranësira mesaatre deri të dendura mjegull.

Temperaturat në mesditë do të regjistrojnë vlera nga 7°C deri në 9 °C vlera më e lartë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *