• |
ide | kryesore

Përplasje me armë pranë kufirit, policia greke vret një shqiptar

Lajme, Të fundit


Policia greke ka vrarë një shqiptar. Dyshimet e para janë që ai po transportonte drogë pranë kufirit, por ende nuk dihen rrethanat.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se shqitari është vrarë në zonën e Sopikut, pranë kufirit, ndërsa edhe një polic grek është i plagosur.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit. Ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë në kufirin e gjelbër.

Sipas mediave greke, efektivët e policisë po zhvillonin një aksion kundër një grupi që dyshohet se posedonte lëndë narkotike. Nga informacionet e shtypit grek, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që trafikonin drogë. Sapo vunë re makinat e policisë, ata qëlluan me armë ndaj policisë. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek.

Nuk ka informacion nëse është konfiskuar lëndë narkotike gjatë këtij operacioni. Ndërkohë aksioni është ende duke vazhduar, shkruajnë mediat greke, për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


7 Comments

  1. Te kerkojne hetim dypalesh autoritete shqipetare. Kur ishte rasti i Kacifas u ngriten gjithe hienat zyrtare e jozyrtare greke qe pse nuk u shmang vrasja nderkohe qe ai qellonte policine. Po ne kete rast policia greke ose nuk i kapi te gjalle por e vrau. Vrasja e sotme eshte e qellimshme dhe ne shenje hakmarrje, rrezik sjane as trafikante por hallexhinj qw kane marr rruget e kurbetit nga qeveria e kapur e Rilindase.

  2. Mos i quani trafikat se greket jane mostra dhe manipolojne vrasje shqipetaresh per sport nga urrejtja. Tani nje pyetje per Ed Ramen qe i ra shteti ne Bularat, a do na lejoje greku ta percjellim ne Janine me flamuj Shqipetar dhe dhirje raciste ndaj grekeve?!

  3. DEMOKRACI apo DHIMOKRATIQI ??
    Denojme vrasjen e shtetasit shqiptar nga shteti grek.
    Shteti grek ta kishte neutralizuar dhe t’i bente gjyq ne baze te ligjit.
    Duhet ekspertize Shqiptaro-Greke per te zbardhur te Verteten per shtetasin shqiptar.

  4. Keshtu ndodh kur 5 minuta pas vrasjes reagon kryeministri yne debil dhe iu thote na falenderoni qe e vrame ate fakirin kacifas.sot greket i thane te fala paç.kaq e thjeshte eshte.nejse ngushellime se qenie njerezore ishte dhe njeri dhe tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *