• |
ide | kryesore

Protesta/ Meta bën thirrje për distancim nga dhuna

Lajme, Të fundit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi aktet e dhunshme ditën e sotme përballë parlamentit.

Sipas një njoftimi për mediat, ai u bën thirrje palëve të përfshira që të shmangin përplasjet dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesave të banorëve që do tu prishen shtëpitë tek Unaza e Re, t’i jepet një zjgidhje.

“Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *