• |
ide | kryesore

Protesta para parlamentit, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ngjarjen

Lajme, Të fundit


Pas protestës së sotme para parlamentit, ku pati të plagosur nga radhët e policisë dhe banorëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur heetimet. Mësohet se një grup prokurorësh kanë shkuar në Spitalin e Traumës për të marrë në pyetje policët e lënduar. Po kështu janë kryer veprime hetimore edhe në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se janë 12 policë të plagosur, dy prej të cilëve me plagë serioze. Në spital ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Prej 19 ditësh banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do t’u prishen për zbatimin e projektit të Unazës së Re.

©LAPSI.al 


1 Comment

  1. Tani fillon historia e vertete… tani do shohim se si do ta hedhin kokrren e lotit sa nje molle per te dale nga burgu shpellaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *